“PSG dhe City do t’i mundim sërish, nuk ju mjaftojnë paratë”! Hoeness tregon ndryshimin me presidentin e PSG: Unë i fitova, ai i ka dhuratë

Ish-presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness, ka folur hapur sa i përket fuqive ekonomike të botës së futbollit. Jemi duke diskutuar për Manchester City dhe PSG që edhe pse kanë investuar shumë para, ende nuk kanë mundur që të ngrenë trofeun më të rëndësishëm, Champions League.

Hoeness nuk kishte asnjë mëshirë duke treguar se këto para janë të hedhura dëm dhe nuk do të kurorëzohen kurrë, pasi nuk kanë planin afatgjatë. “PSG dhe Man City nuk kanë fituar asgjë deri tani, ne do t’i mundim përsëri kur të jenë kundër nesh. Jo gjithmonë, por herë pas here ne do t’i mundim. Ky është qëllimi ynë dhe unë do të jem shumë i lumtur pasi do t’i tregojmë se paratë nuk u mjaftojnë.

Presidenti i PSG? Nuk e di nëse ky njeri e do futbollin. Dallimi mesh nesh? Unë u përpoqa që të fitoja paratë e mia, ky i kishte si dhuratë dhe i vuri të gjitha në dispozicion. Kur e dëshiron një lojtar, e merr. Ajo që po ndodh te PSG është e planifikuar vetëm për një vit dhe kaq, mbaron. Nuk i investoj paratë e mia përnjëherë, vetëm për të më uruar për një vit ose dy”, tha Hoennes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *