E fundit/ Berisha i dorëzon portën Strakoshës, Reja çudit me Brojën që e ndjek ndeshjen nga… tribuna

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë sot në fushën e një prej stadiumeve më legjendare t botës. “Uembli” është një nga ëndërrat më të mëdha të çdo futbollisti, ndërsa kuqezinjtë kanë shansin të luajnë sot në të përballë Anglisë nën syrin e 90 mijë tifozëve. Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre përfundimtare dhe kanë njohur publikun me formacionet zyrtare.

Surpriza e Rejës vjen në portë, atje ku Berisha i dorëzon vendin Tomas Strakoshës. Sa i përket sulmit, do të jetë dyshja Cikalleshi-Uzuni ajo që do të “kërcënojë” Pikfordin. Armando Broja përbën një bedasi të madhe, teksa këtë herë ndeshjen do e ndjekë nga.. tribuna. Një vendim i çuditshëm ky i Rejës, duke ditur se sa shumë pritej prej këmbëve të talentit 20-vjeçar. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online