Shumë arsye për të ndërruar zgjedhjen! I besuari është Berisha, ndaj Anglisë duhet t’i jepet dora Thomas Strakoshës

Teksa jemi ende në pritje të formacioni zyrtar të Shqipërisë kundër Anglisë në Ëembley, duket se porta do t’i besohet sërish Etrit Berishës. Në vitet e fundit kemi pasur sigurinë maksimale në këtë aspekt, por kjo nuk ndodh në këto kohë. Të dy portierët e Kombëtares janë kthyer në rezerva për ekipet e Serisë A. Thomas Strakosha është ulur në stol nga Reina, megjithëse Sarri po i beson në ndeshjet e “Europa League”. Nga ana tjetër, Etrit Berisha është i vetmi lojtar i Torinos që nuk është aktivizuar për asnjë ndeshje të vetme në këtë sezon.

Nisur edhe nga ky fakt, Thomas Strakoshës duhet t’i jepet më tepër prioritet. Pa harruar edhe vetë moshën, teksa për hir të presepktivës, Strakosha ka “trenin e fundit”. Gardiani i Lacios është 26-vjeç dhe po kërkohet nga Newcastle. Në “Wembley” do të ketë shumë skautë të Premier League dhe sigurisht që një performancë e nivelit të lartë, mund të përmbyllte marrëveshjen e Strakoshës që të bëhej pjesë e elitës angleze të futbollit. Por gjithçka mbetet në dorën e Rejës, që dukshëm ka më tepër besim te kapiteni Etrit Berisha… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online