“Pse talleni me tifozët dhe një qytet?”! Ujqërit e Dëborës reagojnë ashpër: Jemi ne COVID-i, hapemi në 1 korrik që mbyllet futbolli

Skënderbeu do të luajë ndaj Vllaznisë për të diskutuar trofeun e Kupës së Shqipërisë. Kjo përballje pritet me shumë interes nga sportdashësit që kërkojnë të jenë të pranishëm në “Air Albania”. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të hapen dyert e stadiumeve duke nisur nga data 1 korrik me kufizime, duke lënë jashtë finalen e Kupës.

Për këtë arsye kanë reaguar ashpër edhe tifozët e Skënderbeut, “Ujqërit e Dëborës”, me shkrimin e tyre: “Ne jemi COVIDI?”. Ajo që kërkohet është që Qeveria të mos tallet me një qytet të tërë pasi deri në datën 30 qershor nuk do të lejohen tifozët në stadiume dhe në momentin që mbyllet gjithçka sa i përket futbollit, atëherë do të jenë të hapura për “fantazmat”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online