Luhet finalja e Kupës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, Voltana Ademi ka thirrje për autoritet shtetërore

Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen në 31 maj për të zhvilluar edhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Të dy ekipet dëshirojnë që ta mbyllin me një trofe në këtë sezon, ndërsa kanë bërë ecuri pozitive në javët e fundit të Superiores.

Por çështja e shtruar përpara këtij takimi ka lidhje me tifozerinë. Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për hapjen e stadiumeve me kufizim duke nisur nga 1 korriku, datë kjo e cila lë jashtë finalen e Kupës.

Për këtë arsye ka reaguar edhe Voltana Ademi e cila i bën thirrje autoriteteve shtetërore që të lejohet 30% e kapacitetit të “Air Albania” që të jetë me tifozë duke parë përmirësimin e numrit të të prekurëve nga COVID-19 dhe shembujt që vijnë nga Europa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online