Plas në Kosovë/ “Dyshime në baste dhe humbja me Slloveninë”, dënohet për 1 vit presidenti i Prishtinës

Në Kosovë ka ngjallur shumë diskutime vendimi që ka marrë Komisioni i Disiplinës. FFK ka vendosur që të dënojë me 1 vit presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupin, pas fjalëve të thëna në një intervistë për Insporti.

Atje ngriheshin shumë pikëpyetje për nivelin e ulët të Strukturave në Federatë, por njëkohësisht edhe dyshime për rezultatin e përfaqësueses. Pas këtyre fjalëve vjen dënimi me 1 vit për Ejupin që nuk viziton dot ekipin në stadium dhe për të parë ndeshjet e saj. Por çfarë tha saktësisht kreu i ekipit të Prishtinës?

“Është dashur të mbahet Kuvendi, ka keqpërdorime shumë të mëdha. Shume herë kemi kërkuar që të bëhet një auditim nga jashtë, të pavarur, por jo auditim që e bëjnë ata sipas dëshirës së tyre, thirren se është një auditim i rregullt, por nuk është ashtu. Është një injorancë totale aty brenda. Është një pjesë, një strukturë që punon për interesa personale, kështu që lë shumë për të dëshiruar.

Si humbja e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, me atë humbje ne kemi humbur 15 milionë euro. Lë për të dyshuar pse futbollistët nuk arritën të grumbullohen, pse në momentin kyç u infektua përzgjedhësi Bernard Challandes, besoj që nuk ka pranuar të jetë pjesa e ndeshjeve. Shumë ka dyshime të mëdha se si është humbur edhe ndeshja me Slloveninë, lëri pastaj dyshime në bastore”, u shpreh Ejupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online