Dinamo humbi një tjetër ndeshje në ditën e djeshme, këtë herë kundër Partizanit në Kupën e Shqipërisë. Megjithatë ndryshimet me ardhjen e trajnerit Devolli ndiheshin disi, teksa ekipi kishte më tepër grintë dhe dëshirë në fushën e lojës.
Nga ana tjetër, Sidibe, frymëzohet nga historitë e ndryshme të suksesit dhe thëniet që vijnë si një “ushqim” i mirë në momentet kur je duke prekur fundin. “Provo dhe dështo përsëri, nise nga fillimi dhe gjithmonë dështo. Provo përsëri. Nis nga pyetjet që t’ia nisësh nga para dhe kështu vjen suksesi”, shkruan Sidibe në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/