LAJM I FUNDIT/ Del lista zyrtare e kandidatëve për president të FSHF, jo vetëm Armand Duka me Dritan Shakohoxhën

Vetëm pak minuta më parë është zbuluar edhe lista e personave që do të kandidojnë për president të FSHF. Pra tanimë kemi kandidatët zyrtarë që kërkojnë postin për kreun e futbollit në Shqipëri. Armand Duka kërkon të vazhdojë rrugëtimin e tij, ndërsa edhe Dritan Shakohoxha ka arritur që të sigurojë 5 votat që ishin si kriter për të qenë pjesë e kësaj gare deri në fund.

Disi surprizuese mund të quhet se edhe Sulejman Starova ka arritur që të sigurojë 5 votat, pavarësisht se nuk ka pasur mbështetje nga politika dhe nuk ka ndjekur të njëjtën gjuhë të ashpër në media. /Sport Ekspres/

Postimi i FSHF

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm: Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm: Abdyl Kuriu Anila Basha Arben Dervishaj Bardhyl Jera Envi Hicka Ermal Tahiri Ervin Canollari Gjergji Petro Lutfi Nuriu Pano Xhixho Vasil Bicaj Ylli ?eki?i

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online