Vijon seria e miqësoreve për Tërbunin në prag të pjesës së dytë të sezonit.
Skuadra kryesuese e grupit A në Kategorinë e Dytë ka luajtur sot kundër Vushtrrisë, rivali i dytë nga Kosova në pak ditë, pas përballjes së humbur 2-1 me Llapin javën e shkuar.
Sot përfundoi 1-1, në një ndeshje shumë të luftuar, aq sa disa lojtarë te Tërbunit kanë pësuar dëmtime.
Skuadra pukjane, drejtuar nga Oltijon Kërnaja dhe Ergys Neziri, shënoi në pjesën e parë me Prendin, ndërsa në pjesën e dytë erdhi barazimi i miqve, me Imerin.
Shqetësim te Tërbuni për titullarët Doda e Zagani, të dëmtuar në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe vetë zëvendëstrajneri Neziri, i cili shënoi gol ndaj Llapit dhe duket në formë perfekte.
Miqësore
Tërbuni – Vushtrria 1-1
Tërbuni: Xhaferri, Metani, Zagani (Lila 30′). Myrta (Roshi 60′), Doda (Prendi 13′), Kita (Gjakova 70′), Mezini (Isaraj 60′), Saliaj (Neziri 75′), Taku, Merdini, Sejdini