Merkato është në kulmin e saj. Klubet po kërkojnë përforcimet e duhura, ndërsa agjentët e ndryshëm bëjnë propozimet e tyre. Një i tillë ka ardhur në drejtim të Milanit sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”.
Gaston Pereiro është 24 vjeç, luan në rolin e mesfushorit ofensiv (bën mirë edhe krahët e sulmit) dhe kushton vetëm 15 milionë euro. Uruguaiani është pjesë e PSV-së dhe kontrata i përfundon verën e ardhshme.
Pereiro numëron edhe 4 gola të shënuar në 9 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e tij, ndërsa pëlqehet edhe nga anglezët e Uotfordit. Maldini dhe Boban po mendohen, ndërsa pritet të merret edhe opinioni i trajnerit Marko Xhampaolo.