Pronarët e rinj: “Te Milani, me projekt afatgjatë”

Milani ka shprehur kënaqësinë e vet për vendimin e CAS-it, që e ka rikthyer në Europa League, por ndërkohë ka folur edhe pronari i klubit, grupi Elliott Advisors.

Për agjencinë e lajmeve Ansa, një zëdhënës i fondit amerikan të drejtuar nga Pol Singer ka publikuar një deklaratë të rëndësishme.

“Fitorja e sotme ligjore është një hap i parë i rëndësishëm në rindërtimin e Milanit: ky rindërtim nuk do të jetë një projekt afatshkurtër dhe kemi goxha punë përpara, që Elliott është i gatshëm ta kryejë. Elliott është i lumtur që ka pasur mundësi të mbështetë Milanin përpara CAS-it dhe që ndërhyrja jonë lejoi arritjen e këtij rezultati pozitiv për klubin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online