Pronarët e Interit duan De Biazin? Jo, Xhampiero Venturën…

“Tuttosport” kishte publikuar lajmin se trajneri kuqezi kërkohej nga Zhinagsu Suning, por për “Corriere dello Sport”

Gjatë ditës së djeshme, e përditshmja torineze “Tuttosport” kishte shkruar në faqet e saj se Xhani de Biazi, trajneri i Shqipërisë, pas interesimit të Tianzhin Teda, kishte përfunduar edhe në orbitën e Zhiangsu Suning, që zotërohet nga pronarët e Interit. Te e përditshmja torineze shkruhej se “Njeriu i aftë që të çonte Shqipërinë në Europiane ka marrë një ofertë të pasur nga Kina dhe është gati ta pranojë. Të ketë një trajner italian në Nanzhing do të lehtësonte “joing venture” mes dy klubeve që, mes të tjerash, ka motivuar zgjedhjen për të emëruar Sabatinin e Romës”…

E ndërsa te “Tuttosport” citohet De Biazi, “Corriere dello Sport” në edicionin e djeshëm të faqes së parë, ka publikuar lajmin e ofertës miliardere të Suning në drejtim të Xhampiero Venturës, trajnerit të Italisë. Plot 20 milionë euro në dy sezone. Trajneri është i dyzuar, në prag të një sfide të rëndësishme si ajo ndaj Spanjës. Megjithatë, pasi të bisedojë me Tavekion do të vendosë. Ndërkohë, për Tianzhin Teda, emri tjetër italian është ai i Françesko Guidolinit, sponsorizuar edhe nga Marçelo Lipi, që në Kinë ka ende kontakte të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *