Besnik, je i sigurt për zgjedhjen që sapo bëre?

Hasi do të firmosë për 2 sezone me Olimpiakosin me një rrogë rreth 600 mijë euro në sezon. Nesër prezantimi. U zgjodh mes tre kandidatëve nga presidenti Marinakis, që e donte edhe te Notingem Forest. Megjithatë…

Besnik Hasi dhe Olimpiakosi, tashmë mund të quhet e bërë. Ish-trajneri i Anderlehtit dhe Legia Varshavës, ka arritur marrëveshjen me 44 herë kampionët e Greqisë, për një shifër të përafërt me 1,2 mln euro për dy vitet e ardhshme (praktikisht, 600 mijë euro në sezon dhe trefish më shumë nga sa përfitoi nga aventura polake). Në fakt, në drejtim të Legias, rroga shkonte 200 mijë euro dhe bonuse, të cilat kosovari nuk arriti t’I përfitonte, si pasojë e rezultateve të dobëta.

Detajet e kontratës janë bërë publike nga menaxheri i trajnerit shqiptar, Ramadani, sipas të cilit në përfundim të 2 vjetëve. Sakaq, Brenda kontratës së firmosur nga trajneri Hasi, përfshihrë edhe një një klauzolë për rinovim me klubin nga Pireu, edhe  për dy vite të tjera, gjithçka e lidhur me arritjet sportive. Edhe pse u duk si një rrufe në qiell të hapur, emërimi i Hasit te stoli i Olimpiakosit nuk ishte aspak i rastësishëm.

Presidenti i Olimpiakosit, Evangelos Marinakis tentoi ta bindte ish-kapitenin kuqezi që sezonin e kaluar të merrte drejtimin e Notingam Forest, klubi historik anglez që e sheh si bashkëpronar, por Hasi kërkonte diçka më serioze. Sakaq, sipas medieve greke, Hasi mundi konkurrencën  e rumunit Razvan Luçesku (I biri i Mirçeas) dhe Pedro Martins, për stolin e bardhekuqëve.

Sigurisht, frika më e madhe tashmë qëndron te ambjenti, që është tepër i nxehtë dhe fakti që tifozeria e Olimpiakosit është e binjakëzuar me atë të Crcena Zvezdës, ultrasit e skuadrës serbe, ndaj edhe mund të ketë provokime për Kosovën. Madje, shpesh në stadiumin “Karaiskaki” janë pankarta të tipit “Kosova është Serbi”. Praktikisht, jo një ambjent i lehtë për të drejtuar, sidomos nëse do të vijnë rezultate të dobëta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online