Silvio Berluskoni ka folur për herë të parë në lidhje mbi klubin e tij më të ri, Monzën. Miliarderi italian është që prej javës së kaluar pronari i vetëm i klubit që militon në Serie C. Në një event në Milano, 82-vjeçari nuk i kurseu batutat mbi këtë projekt të ri.
“Do të jetë një skuadër e re e përbërë krejtësisht nga italianë. Të gjithë djemtë do të kenë modele flokësh të zakonshme, e kemi gjetur një berber që the se është i gatshëm t’i qethë falas. S’do të lejohen as mjekrat e as tatuazhet dhe as përdorimi i vethëve”, tha “kavalieri” me shaka.
Merkaton e Monzës së re, nuk kishte si të mos ta bënte miku i ngushtë i ish-kryeministrit italian, Adriano Galiani, i cili momentalisht ka kryer vetëm një afrim.