Shtatë gola për 30 minuta, nga Anglia vjen përmbysja më e pabesueshme në histori

0

Futbolli është një prej sporteve më emocionues. Por, golat dhe episodet që lënë shenjë, nuk ndodhin vetëm në nivelet më të larta. Këtë herë, një prej përmbysjeve më të pabesueshme në histori vjen nga Anglia, në nivelin e të rinjve.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Nuneaton Boro dhe Halisouen Taun, e vlefshme për “FA Youth Cup”. Një thriller me 17 gola dhe lojë të pabesueshme, që u shijua nga vetëm 83 tifozë të pranishëm në stadium. Diçka e pazakontë dhe jashtë logjikës normale.

Vendasit e Nuneaton Boro e mbyllën pjesën e parë të ndeshjes në avantazh 4-1, ndërsa kur kronometri tregonte një orë lojë, ata kryesonin me rezultatin 7-2. Gjithçka dukej e mbyllur dhe ndoshta në një ndeshje tjetër, skuadra kundërshtare do të ishte dorëzuar. Por, kjo nuk ndodhi me ekipin e ri anglez, që pavarësisht humbjes së thellë dhe faktit që luante në trasfertë, besoi deri në fund.

Sakrifica dhe këmbëngulja e Halisouen Taun u shpërblyer. Edhe pse kishin mbetur vetëm 30 minuta lojë, futbollistët e ekipit mik arritën të realizonin një përmbysje të jashtëzakonshme dhe në fund e fituan ndeshjen me rezultatin 9-8. Një ndeshje e cila ka nisur të komentohet gjatë në rrjetet sociale. Dikush e ka cilësuar “përmbysjen më të madhe në histori”, ndërsa disa të tjerë përdorën humorin, duke thënë se “ndoshta Halisouen kishte erën në favor në pjesën e dytë”.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.