Projektet e Ronaldos me Vajadolidin dhe rikthimi në fushë: Do të nis stërvitjen me ekipin

Ronaldo fenomeni është gati për të nisur aventurën e re në krye të ekipit spanjoll të Vajadolidit. Braziliani ka blerë 51% të aksioneve të klubit dhe do të mbajë postin e presidentit të bordit drejtues. Ronaldo ka folur për “El Norte de Castilla”, ku zbulon periudhën që vendosi të investonte për Vajadolidin dhe faktin që do të rikthehet në fushën e blertë…për t’u stërvitur me ekipin.

“Kam patur oferta nga klube të tjera, por rreth dhjetë muaj më parë bisedova me presidentin aktual të Vajadolidit për një marrëveshje të mundshme. Në atë periudhë isha pak i shqetësuar për borxhet e klubit, por biseduam përsëri dhe arritëm marrëveshjen. Natyrisht mendoj dhe për biznes, sepse ky është futbolli, por besoj se mund të kontribuoj shumë në këtë projekt dhe në rritjen e këtij qyteti.

Sigurisht që gjithçka varet dhe nga mbështetja e njerëzve. Pas meje nuk fshihet asnjë fond investimi, jam vetëm unë me paratë e mia, ëndrrat e mia dhe projektet e mia. Ky vit është tepër i rëndësishëm për projektin. Nuk kam ardhur këtu për të luajtur, nuk jam në formë për ta bërë di, nuk jam në formë për ta bërë diçka të tillë, por do të nis stërvitjen me djemtë (nëse trajneri është dakord), për t’u rikthyer në formë dhe për të dhënë kontributin tim në aspektin teknik të skuadrës”, përfundon 42-vjeçari i famshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *