Progni: Ne, më mirë se Partizani! Shumë rivalë për titullin

Teuta ka zhvilluar një sezon përtej pritshmërive të shumicës, teksa pas dy fazave të para durrsakët renditen tre të tabelës me 33 pikë, katër më pak se kryesuesit e Partizanit.

Një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës së Shkëmbit në këtë sezon ka qenë sulmuesi Gerhard Progni. Futbollisti 32-vjeçar ka folur për “Supersport”, në një intervistë ku ka përsëritur se skuadra e tij ka si objektiv vetëm Europën.

“Nga ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar deri më tani besoj se jemi në rrugën e duhur,  kemi marrë ngarkesën e nevojshme”.

“Krahasimi me Partizanin ? Ata bënë më mire gjatë fazës së parë, pasi u mundën vetëm nga Skënderbeu, ndërsa ne gjatë fazës së dytë kemi luajtur më mirë se ata. Objektivi është Europa për titullin s’mund të flas. Rivalë të tjerë për titull? kemi shumë, Kukësi, Skënderbeu, ndoshta mund të jetë dhe Laçi”, përfundoi Progni.

Ditën e nesërme, djemtë e Shkëmbit do të vihen përballë një tjetër testi përgatitor. Durrsakët do të zhvillojnë një takim miqësore ndaj Laçit në “Olympic Park” në orën 13:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *