Profecia e Mziut: Do rivalizojmë Kukësin

Kryetari i Bashkisë e paralajmëronte sezonin e Kamzës, teksa në një prononcim në fund të sezonit të shkuar deklaronte se skuadra e qytetit të tij do të ishte në konkurrencë me Kukësin

Duhet të rikthehemi me 23 maj për të kujtuar ditën kur Kamza u rikthye në Superiore. Sezoni e shkuar ishte një nga skuadrat që bëri diferencën në Kategorinë e Parë, megjithatë garancia për ecurinë në Superiore nuk ka asnjëherë, pasi dihet që në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar luhet tjetër muzikë. Kamza i anashkaloi fjalët dhe nisi punën, ndërtoi një skuadër me elementë cilësorë, lojtarë me eksperiencë, por dhe elementë të rinj të talentuar. Pas 9 javësh ia ka dalë të jetë mes më të mirëve, duke u renditur në vendin e katërt.
MZIU – Vetëm tre pikë është diferenca me Kukësin dhe sot kampionët janë mysafirë në stadiumin e Kamzës. Edhe pse me pretendime të ndryshme, sot Kukësi dhe Kamza janë kokë më kokë. E kush e kishte pritur? Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu po! Kur Kamza ngjitej në Superiore, Mziu deklaronte me shumë besim se skuadra e tij do të ishte konkurrente me ekipin e Safet Gjicit, presidentit të Kukësit, që më parë e kishte mundur në politikë. “Unë, në bashkëpunim me presidentin e ekipit, do të bëjmë të pamundurën për të pasur një ekip konkurrues dhe jo vetëm për të qenë pjesë e Superiores, por dhe për të pretenduar pozicione e para. A mund të jetë shembull Kukësi? Besoj që Kukësi ka pasur një ecuri pozitive, por jam i sigurt që Kamza ka më shumë histori nga pas dhe pse jo mos të jetë konkurruese dhe me Kukësin”, thoshte asokohe Mziu. Ndoshta e ka harruar, ndoshta dhe jo, pasi vetëm pak ditë më parë e thumboi presidentin e Kukësit, duke i kujtuar se sërish do të dilte i dyti. Edhe pse shumëkush dëshiron që politika të jetë jashtë sportit, në këtë rast mund të bëjë një përjashtim, pasi nxit një futboll akoma dhe më të luftuar. A do të marrë hak Gjici në futboll për humbjen e dy viteve më parë? Do e tregojë vetëm fushë, deri më tani Mziu është në avantazh 1-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online