Profecia e Redknap: Shikoni çfarë qëndrimi ka, Lampard do arrijë majat!

Frenk Lampard ishte një mesfushor fantastik, ndërsa tani ka nisur karrierën e trajnerit. Inteligjenca e madhe pritet ta ndihmojë shumë në profesionin e ri. 41-vjeçari do të ulet në stolin e Çelsit, ekipit të tij të zemrës, për tre vitet e ardhshme.

Ai luajti 13 sezone në “Stamford Bridge”, por më parë ishte pjesë e Uest Hemit. Lampard shpërtheu te “çekiçët”, aty ku debutoi në moshën 17-vjeçare. Në stol ishte Herri Redknap, trajneri i njohur dhe njëkohësisht daja i Frenkut.

Në videon e mëposhtme, që i përket vitit 1996, dallohet qartë personaliteti i madh i adoleshentit Lampard, ndërsa Redknap tregon nuhatjen dhe bindjen e tij se djaloshi i ri do të bëhet lojtar i madh. Koha i dha të drejtë, Lampard arriti të fitonte Champions Ligën me Çelsin, kurse Canham zhvilloi një karrierë të dobët.

Ke pasur emra të mire si Canham, pse beson te Lampard, i cili nuk me duket ende i mire sa duhet?”, pyet një tifoz, ndërsa trajneri Redknap përgjigjet në këtë mënyrë: “Jo, Canham dhe te tjerët nuk ishin te mire sa duhet, Lampard është, pa asnjë dyshim. Frenki zotëron gjithçka për t’u bërë një mesfushor i madh. Qëndrimi i tij i përket një klasi të lartë dhe ai do të arrijë majat. Frenki është i fortë, luan bukur, pason dhe shënon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online