Frenk Lampard ishte një mesfushor fantastik, ndërsa tani ka nisur karrierën e trajnerit. Inteligjenca e madhe pritet ta ndihmojë shumë në profesionin e ri. 41-vjeçari do të ulet në stolin e Çelsit, ekipit të tij të zemrës, për tre vitet e ardhshme.
Ai luajti 13 sezone në “Stamford Bridge”, por më parë ishte pjesë e Uest Hemit. Lampard shpërtheu te “çekiçët”, aty ku debutoi në moshën 17-vjeçare. Në stol ishte Herri Redknap, trajneri i njohur dhe njëkohësisht daja i Frenkut.
Në videon e mëposhtme, që i përket vitit 1996, dallohet qartë personaliteti i madh i adoleshentit Lampard, ndërsa Redknap tregon nuhatjen dhe bindjen e tij se djaloshi i ri do të bëhet lojtar i madh. Koha i dha të drejtë, Lampard arriti të fitonte Champions Ligën me Çelsin, kurse Canham zhvilloi një karrierë të dobët.
“Ke pasur emra të mire si Canham, pse beson te Lampard, i cili nuk me duket ende i mire sa duhet?”, pyet një tifoz, ndërsa trajneri Redknap përgjigjet në këtë mënyrë: “Jo, Canham dhe te tjerët nuk ishin te mire sa duhet, Lampard është, pa asnjë dyshim. Frenki zotëron gjithçka për t’u bërë një mesfushor i madh. Qëndrimi i tij i përket një klasi të lartë dhe ai do të arrijë majat. Frenki është i fortë, luan bukur, pason dhe shënon.”
The “I’m gonna prove you wrong” moment as teenage Lampard stares at Mr. “he’s not good enough”. Yep! He did it, of course ? #Legend pic.twitter.com/A4Zb0fwvfV
— Purview (@abdul_semi) July 4, 2019