Probleme tek Interi, Lautaro ka rezerva për Spaletin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, po vuan të gjejë hapësira me zikaltërit në këtë sezon. Megjithatë, ai është përfshirë në skuadrën e Argjentinës nga trajneri Skaloni. Rreth situatës në klubin e tij, “demi” nuk i kurseu rezervat ndaj trajnerit Luçiano Spaleti.

“Stërvitem në mënyrën më të mirë, trajneri nuk po më shfrytëzon. Megjithatë, jam gati që të jap maksimumin në çdo seancë, në mënyrë që të jem gati kur të vijë momenti im. Botërori? Nuk ka dyshim që ëndërroja të luaja, ashtu siç ëndërroj të thirrem në Kombëtare në çdo ndeshje. Jap më të mirën të jem këtu, sepse është ndjesia më e bukur në botë”.

Talenti 21-vjeçar foli edhe për të ardhmen e trajnerit Skaloni. Rreth qëndrimit të tij të mundshëm në krye të përfaqësueses “albiçeleste”, Lautaro tha: “Ky fakt varet nga personat të cilët e kanë për detyrë. Vendimi është i drejtuesve të federatës, ne futbollistët jemi këtu për të punuar sa më mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *