Probleme peshe te Partizani, Çani dhe Nikoliç nën “akuzë”

“E kemi shumë të lehtë që të shohim kondicionin fizik të futbollistëve. Teknologjia ka avancuara. Sulmuesin Edgar Çani e kam lënë unë jashtë ekip. Nuk është aty ku duhet me parametrat e tij fizik. Në këtë moment nuk na shërben, ndoshta më vonë mund të jetë me ekipin”, – u shpreh trajneri Skënder Gega në lidhje me përjashtimin nga lista e Europës për shtatlartin.

“Sport Ekspres” mori dhe të dhëna të tjera për sulmuesin shtatlartë. Informacione të ndryshme që dalin nga klubi i kuq bëjnë me dije se Edgar Çani është momentalisht 11 kilogramë mbipeshë. Kjo nuk është toleruar nga trajneri Gega që nuk e ka përfshirë në listën e Europës. Një situatë e tillë është e pafalshme kur mendon se lojtari u stërvit në fazën përgatitore me ekipin.

Probleme peshe te Partizani momentalisht nuk ka vetëm i shumëpërfoluri Çani, por dhe afrimi i fundit në merkaton e verës, Stefan Nikoliç. Ky i fundit ka nevojë të heqë 11-12 kilogramë, pasi nuk është aty ku duhet për momentin. Megjithatë, malazezi u afrua së fundmi dhe nuk zhvilloi fazë përgatitore me skuadrën e “demave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online