Probleme për Luftëtarin, dy lojtarë lënë stërvitjen

0

Luftëtari po përgatitet për ndeshjen e së shtunës me Laçin, por ka probleme së fundmi me dëmtimet. Sikurse raporton “Supersport”, dy prej lojtarëve titullarë të mbrojtjes kanë pësuar dëmtime dhe kanë lënë në mes seancën stërvitore.

Nemanja Janiçiç dhe Xhekson Ferrera janë lojtarët që rrezikojnë të mos jenë të gatshëm për takimin kundër kurbinasve. Alternativat për stafin teknik të Luftëtarit nuk mungojnë për të ndërtuar formacionin, por gjatë ndeshjes do të ishin të kushtëzuar në zëvendësime.

Me rikthimin e Liçajt, në qendër krah Rustem Hoxhës mund të luajë Oltion Rapa. Për krahun e majtë Demo është alternativë, por edhe Donald Rapo. Trajneri Mezani do të mendohet mirë për formacionin, ndërkohë që i gatshëm për ndeshjen me Laçin është edhe Albano Aleksi.

Mesfushori është rikuperuar pas ndërhyrjes në gju që pat bërë, por me shumë mundësi këtë javë nuk do ta nisë nga minuta e parë. Synimi i bluzinjve është që ta kalojnë me sukses përballjen me kurbinasit dhe vlerësimi për këtë takim është maksimal, pasi kundërshtari jo më kot renditet në vendin e katërt në klasifikim.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.