Probleme me Sançezin te penalltia? Pogba sqaron situatën

Pol Pogba u kthye si duhet me Mançester Junaitit. Ekipi anglez fitoi 2-1 me Leisterin në ndeshjen e parë të Premier Leagues, francezi mbajti shiritin e kapitenit, sakrifikoi duke luajtur 90 minuta, mori lavdërimet e teknikut Murinjo dhe shënoi dhe golin e parë të kampionatit me penallti.

Kampioni i botës e mori përsipër goditjen e saj dhe pse kishte një diskutim me Aleksi Sançez. Francezi ka sqaruar vetë situatën pas ndeshjes. “Ne nuk kemi një person përgjegjës për penalltitë, edhe nëse trajneri vendos emra, është si ne ndihemi. Vendosa ta marr unë përsipër. Isha një nga emrat, mbase herën tjetër mund ta gjuajë Sançez, nuk është një problem”.

Ai foli dhe për mënyrën e çuditshme të gjuajtjes së penalltisë, një stil i ngjashëm me 11-metërshin e humbur nga Zaza me Italinë. “Ky është stili im për të gjuajtur penalltitë. Gjithmonë kam shënuar, e di se është e gjatë, e di se mund të shqetësojë portierin, por më e rëndësishme është se ku përfundon topi”, – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online