Ferizaj bëhet me president anglez dhe bëhet fjalë për një ish-futbollit që është aktivizuar në Premier League, madje ka shënuar edhe golin e parë që kur kampionati anglez mori formatin e sotëm. Bëhet fjalë për Brean Deane, i cili i shënonte më 15 gusht të vitit 1992 portierit Peter Shmajkëll, dy herë, në fitoren që skuadra e tij, Sheffield United, merrte me rezultatin 2-1.
Deane ka luajtur tre ndeshje me kombëtaren anglezë, ndërkohë që është aktivizuar edhe me ekipe si Leeds United, Benfica, Middlesbrough, Leicester City, West Ham United dhe Sunderland. Ish-sulmuesi ka provuar edhe një eksperiencë si trajneri në Norvegji, në krye të Sarpsborg 08. Tashmë vjen si biznesmen dhe do të jetë në krye të klubit të Ferizaj,
NJOFTIMI – “Sot edhe zyrtarisht klubi ynë është privatizuar. Ish-futbollisti Anglez, Brean Deane ka marrë 51% të aksioneve, ku premtoi një organizim shumë të mirë dhe deklaroi se KF Ferizaj së shpejti do të jetë në Champions League. Ai është shprehur i kënaqur që do të jetë aksionar i klubit tonë, gjithashtu edhe 49% të aksioneve janë për donatorët e qytetit tonë të cilët do të bashkojnë forcat për ta bërë një Ferizaj shumë më të organizuar, e konkurruese për trofe e dalje në Europë.
Kryetari i komunës z. Agim Aliu është shprehur i kënaqur që klubi ynë po privatizohet, sepse tani është një mundësi më e madhe që Ferizaj ta shohim duke luajtur në Europë. Ne si klub jemi shumë të kënaqur me këtë privatizim, dhe besojmë shumë që këtë herë gjërat do të jenë shumë më ndryshe. Shumë shpejtë do të fillojmë me përforcimet e reja”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ferizaj në faqen zyrtare në Facebook.