Privatizimi i Vllaznisë, në janar nisin procedurat

Çështja e privatizimit të Vllaznisë vazhdon të jetë ndër temat më të lakuara gjatë periudhës së viteve të fundit në qytetin verior. Dhe, ky problem bëhet edhe më i ndjeshëm kur mos arritjen e rezultateve pozitive të kuqebluve opinioni sportive shkodran e lidhë me mosqenien në krye të Vllaznisë të një donatori privat. Për këtë pikë, numri një i qytetit, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, njëkohësisht edhe president e Vllaznisë ka përcjellë vazhdimisht sqarimet e saj për publikun e interesuar, ndërkohë që edhe dje ka bërë një gjë të tillë.

Gjithçka ka ndodhur në një emision televiziv. Në fakt prania e zonjës Ademi në studion ishte për problemet e aktivitetit të saj bashkiak, por gazetari Erzen Koperaj ka dalë nga tema, duke iu drejtuar kryebashkiakes se interesi nga komuniteti është shumë i madh për Vllazninë edhe për atë se në harkon kohor të pak minutave kanë mbërritur mbi 50 pyetje të drejtpërdrejta nga qytetarët në redaksi. Në prononcimin e kryebashkiakes për publikun doli në pah ajo që në janar, duket se çështja e privatizimit pritet të marrë zgjidhjen e duhur.

Sipas Ademit, deri më tani me punën përkushtuese të strukturave në stafin e saj bashkiak është bërë e mundur që deri në fund të shtatorit të përfundojë procedura për përgatitjet e termave të referencës, duke i hapur rrugë procesit tjetër të vlerësimit të aseteve që është edhe pika kryesore e këtij procesi. Ajo tha gjithashtu se deri tani nuk ka qenë aspak e lehtë për të punuar në këtë drejtim, pasi një procedurë e tillë zyrtare dhe shtetërore aplikohet për herë të parë në një klub futbolli. Por, gjithsesi është e kënaqur që tashmë një gjë e tillë po ecën me ritme të shpejta, dhe më pas, gjithnjë sipas interesit të vetë komunitetit të biznesit për t’u angazhuar në këtë proces do të shikohet dhe konstatohet qartësisht shitja e aksioneve të Vllaznisë, ndër të cilat edhe vete bashkia është e interesuar të ketë përqindje në këto aksione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online