Pritja e pafund, Seferi: Derdha gjak për këtë fanellë!

0

Taulant Seferi ka debutuar më në fund në ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi, sepse vetëm para pak ditësh i erdhi leja nga FIFA, pas një pritjeje tepër të gjatë, për shkak të aktivizimit të mesfushorit me Maqedoninë në të shkuarën. Ka dhënë maksimumin Seferi, pati edhe momente ku krijoi situata mjaft të rrezikshme në zonën mike, por ashtu si të tjerët, nuk pati as shënjestrën e duhur dhe as fat. Pas ndeshjes Seferi foli në mikrofonin e RTSH-së, duke e konsideruar një ndeshje të pafat atë të djeshmen.

Çështje fati, apo duhej bërë më shumë?

Mendoj se na mungoi fati, sepse luajtëm më mirë, krijuam raste e lojë, por nuk na eci. Edhe me 10 lojtarë kontrolluam lojën, ushtruam presion dhe meritonim të shënonim. Estonia vetëm u mbrojt, nuk na rrezikoi asnjë herë, ndaj na vjen shumë keq, sepse mundësitë për të fituar i patëm, gjatë gjithë ndeshjes.

Debutimi zyrtar me Shqipërinë.

Për këtë fanellë duhet derdhur gjak, është një ndjenjë e papërshkrueshme që jam pjesë e kësaj skuadre. U mundova të jap gjithçka dhe do të jap edhe më shumë sa herë të kem mundësi.

Synimi i Shpresave, pas këtij debutimi me barazim, që në fakt është një rezultat zhgënjyes?

Duhet të punojmë më shumë dhe të shfrytëzojmë sa më mirë rastet që krijojmë. Na duhet pak kohë, sepse jemi një skuadër e re, nuk kemi luajtur shpesh bashkë, por kemi mundësi të rritemi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.