Bunjaki i përgjigjet Berishës!

Albert Bunjaki gjithnjë e më shumë i sulmuar në Kosovë, për rezultatet e dobëta të përfaqësueses, por edhe për ndryshimet e shumta në formacion dhe zgjedhjet që shpesh krijojnë polemika. Shpesh Bunjaki është detyruar të përballet me zemërimin e disa lojtarëve që nuk janë aktivizuar rregullisht, por shpërthimi i Besart Berishës pas lënies jashtë kundër Turqisë (“Albert Bunjaki ka mungesë profesionalizmi, nuk ka taktikë, organizim dhe për këtë Kosova ka nevojë për një trajner të ri, i cili me talentet që ka Kosova do ta drejtonte drejt majave të futbollit”) ka qenë pak a shumë një reflektim i pakënaqësisë popullore, pasi dihet cilësia e sulmuesit më të mirë në historinë e kampionatit australian.

Megjithatë, trajneri i Kosovës mundohet të ruajë qetësinë dhe pa iu përgjigjur në mënyrë direkte Berishës, shpjegon arsyet e zgjedhjes së tij: “Nuk kam ndonjë informatë zyrtare prej Besartit apo dikujt prej Federatës së Futbollit të Kosovës. Është deklaratë e Berishës, unë e respektoj deklaratën e tij, vendimin e tij. Nuk dua të hyj në detaje të deklaratës, sepse nuk është profesionale nga ana ime. Vendimi për të mos luajtur me Berishën ka qenë më i rëndësishmi në ato momente, duke pasur parasysh se jemi përballur me dëmtime, kemi pasur dy lojtarë që kanë luajtur për herë të parë dhe është dashur të luajmë me një sistem tjetër. Tek e fundit, futbolli është sport kolektiv e jo individual dhe nganjëherë nuk luajnë lojtarët më të mirë”, tha fillimisht Bunjaki gjatë një interviste për Gazeta Express.

Ai po ashtu mohoi se në Kombëtare ka pakënaqësi, duke insistuar se harmonia është shumë e mirë: “Është një harmoni jashtëzakonisht e mirë dhe mendoj se kjo është vërejtur në ndeshjet e zhvilluara. Unë i njoh lojtarët të cilët janë të pakënaqur. Ne duam sa më parë që të shënojmë fitore dhe të gëzojmë tifozët, por edhe nëse e shënojmë një fitore, procesin e punës nuk e ndryshon, sepse ne kemi një grup të ri dhe po rritemi si skuadër. Ne duhet të kemi durim, sepse kemi luajtur me lojtarë që ka luajtur në Shalke. Ne kemi dashur që edhe Donis Avdijaj të përshtatet në lojën tonë, ashtu sikurse Miloti, Arbri e të tjerët. Kemi punuar që tetë vite për këtë punë, duhet të kemi edhe pak durim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online