Prishtina është kthyer sot te fitorja, pasi ka mposhtur 2-1 Vllazninë e Pozharanit, ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Arbër Basha. Ky i fundit e nisi titullar dhe luajti për 65 minuta, duke u kthyer pas një dëmtimi që e la jashtë për dhjetë ditë. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, sepse Mankenda e Kalid shënuan për Prishtinën, para se Shillova të shkurtonte për miqtë.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet për momentin në vendin e dytë, një pikë poshtë Llapit kryesues, që sot fitoi lehtësisht 2-0 ndaj Besës, me dy gola që në pjesën e parë, përveçse humbi edhe një 11-metërsh që në fillim.
Barazim në Prishtinë, në sfidën Flamurtari-Liria, ku nuk pati gola. Skuadra e Bledi Shkëmbit mori pikën e parë jashtë fushe për sezonin e ri, duke lëvizur në renditje, ndërkohë që lajmi i keq për ish-futbollistin e famshëm korçar ishte ndëshkimi me ndëshkimi me karton të kuq i sulmuesit Artur Magani në minutën e 79-të. Peqinasi ka qenë një pikë e palëvizshme në sulm, ndaj kartoni i kuq krijon problem edhe për ndeshjen e ardhshme.