Asnjë gjobë te Kukësi, merren pagat e gushtit

Lojtarët mbushin xhepat para ndeshjes me Partizanin, por të hënën luajnë një ndeshje mjaft delikate edhe për financat

Jurgen Zela

Nëse në Kupë dhe në Superkupë gjërat nuk kanë shkuar mirë, në kampionat Kukësi ka bërë detyrën në javën e parë. Fakti që është vetëm fillimi i sezonit dhe verilindorët kanë bërë shumë ndryshime e justifikojnë nivelin e lojës, që është jo në nivelin ku pritet. Gjithsesi, fati ka dashur që java e dytë të rezervojë një përballje të madhe me Partizanin, një kundërshtar që si kampionët ka të njëjtin objektiv. Drejtuesit e Kukësit presin që kjo të jetë ndeshja e kthimit, dhe Kukësi të konfirmojë ambiciet madhore që ka për titull kampion. Në një situatë ku dhe kundërshtari “lundron” në të njëjtat ujëra, pritet të jetë një ndeshje e luftuar, ku fituesi do të vazhdojë rrugën i qetë, ndërsa humbësi mund të ketë shumë pasoja. Para ndeshjes me “demat”, në Kukës ka dalë dielli, pas reve që dukeshin në horizont, megjithatë mungojnë surprizat.

RROGAT

Humbja me Egnatian solli mbledhjen e parë te Kukësi, e cila u shoqërua me kritika të ashpra, por dhe penalizmin e disa lojtarëve. Gjithsesi diçka e tillë nuk mund të përkthehet në jokorrektësi, pasi ditën e djeshme në llogarinë e lojtarëve është depozituar rroga e muajt gusht. Edhe në rastet kur rroga është vonuar disa ditë, futbollistët gjithnjë i kanë marrë para ndeshjes së radhës. Një politikë e klubit kjo, për të dhënë rrogat para ndeshjeve të rëndësishme, e cila është parë shpesh në të shkuarën. Gjithsesi lajmi i ndarjes së rrogave është shoqëruar me një “befasi”, por që në fund ka rezultuar se nuk është e vërtetë.

SURPRIZË

Pasditen e djeshme qarkulloi lajmi se lojtarët mund të merrnin një rrogë paradhënie para ndeshjes me Partizanin, megjithatë diçka e tillë nuk është konfirmuar. Futbollistët kanë marrë atë çka u takon dhe nuk do të ketë asnjë surprizë nga klubi kuksian. “Sport Ekspres” kontaktoi presidentin e Kukësit, Safet Gjici, i cili e mohoi që të ketë dhënë një urdhër që lojtarët e tij të marrin një rrogë paradhënie: “Jo, nuk është e vërtetë” , u shpreh presidenti Gjici. Bosi i kuksianëve duket se i qëndron linjës së tij se skuadra duhet të marrë maksimumin përballë Partizanit, për të justifikuar performancën e treguar në tre ndeshjet e para. Çfarë do të ndodhë pas ndeshjes? Vështirë se do të ketë premio prë fitoren, por mund të ketë furtunë dhe gjoba në rast disfate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online