Ernest Gjoka,trajneri i Kamzës, u shfaq i kënaqur pas ndeshjes së fituar me Luftëtarin. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli”, në Supersport, ai analizoi triumfin e arritur dhe rëndësinë që kishte. Por, pavarësisht fitores, ka edhe gjëra që shqetësojnë. Dëmtimet janë të shumta, në ndeshjen e sotme Teqja e Beqiri patën probleme dhe Gjoka bëri zëvendësime të detyruara.
FITORJA – “Është shumë e rëndësishme, pasi fitorja të jep moral e përqendrim, energji për të vazhduar. Edhe ato pak punë që bëjmë i bëjmë me shumë vuajtje. Kemi shumë kosto, pasi bëmë tre zëvendësime të detyruara. Frashëri luajti për më shumë se 60 minuta i dëmtuar. Kemi një skuadër me cilësi dhe me përvojë. Kam besim te kjo skuadër. Na duhet të shohim me qetësi gjendjen ku jemi. Nuk kemi shumë mbrojtës në alternativa. Kemi më shumë të huaj në fazën para. Po mendoj se çfarë do të rikuperoj për dy mbrojtësit për të ardhmen”.
FAKTORËT – “Në futboll qetësia, bashkëpunimi janë faktorë shumë të rëndësishëm. Çdo gjë po shkon mirë, do bashkëpunojmë mirë me skuadrën”.
EKIPI – “Ekipi u duk se ishte lodhur, për shkak bëmë dy ndryshime të detyruara. Ekipi u fut pak pas. Në këto ndeshje me kaq shumë tension dhe me kaq shumë rëndësi për pikët, e rëndësishme është që të gjejmë mjetet për të arritur te synimi që kishim, për të marrë fitoren”.
TAKTIKA – “Që në momentin kur ktheva Frashërin në të djathtë dhe Idrizin në krahun tjetër, gjithçka uprish. Ne e kërkuam golin e dytë, kishim mundësi që t’i jepnim goditjen e fundit, por nuk patëm fat, edhe psekundërshtari la hapësira pas, duke u hedhur më shumë në sulm”.
RAPORTI – “Nuk është në funksionin tim të flas për marrëdhënien mes Qarrit dhe Mziut. Janë marrëdhëniete tyre private”.