Prifti paralajmëron Shkumbinin: Vetëm për fitore!

Albpetroli pret Shkumbinin këtë javë në Patos dhe skuadra e drejtuar nga Elidon Demiraj kërkon maksimumin e pikëve për të ruajtur vendin e tretë në klasifikim. Para këtij takimi është mesfushori Romeo Prifti ai që flet për ndeshjen me peqinasit.

“Kemi barazuar me Shkumbinin fazën e parë, madje nga minuta e 30-të luajtëm me 10 futbollistë. Këtë javë do të jetë ndryshe, sepse synimi ynë është vetëm për fitore. Në këtë sfidë ne luajmë shanset tona për vendin e tretë në grup”, është shprehur për SportEkspres.com Prifti.

Më tej ai flet për rrugëtimin e Albpetrolit: “E nisëm këtë sezon me pretendimin që të ishim kryesues në Grupin B, por skuadra nuk i tregoi plotësisht vlerat e saj. Kryesisht kjo ndodhi në disa ndeshje të fazës së parë. Gjithsesi, pas fitores me Shkumbinin, ne luajmë në Delvinë dhe do të jetë mbyllur gjithçka për synimin tonë, që kemi besim se do ta arrijmë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online