“Pri flokët, ose humbet ndeshjen!”, skandal në Amerikë

Ngjarje e çuditshme ajo që vjen nga South Jersey, ku një adoleshent në një shkollë të mesme u detyrua të priste flokët në momentet para se të ndeshen në një kompeticion shkollash.

Sportisti i wrestling, Andrew Johnson, garonte për ekipin Buena Regional High School Chiefs në Atlantic County dhe ajo që i ndodhi kur po bëhej gati për ndeshjen e tij ishte absurde: arbitri i ndeshjes nuk e lejonte të ndeshej, duke i thënë: “Pri flokët, ose humbet ndeshjen!”.

Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha dhe videoja ka bërë xhiron e botës, ndërkohë që gjithçka është fryrë edhe për shkak se sportisti ishte një person me ngjyrë, ndërsa arbitri Alan Maloney ishte i bardhë, duke bërë që episodi të konsiderohet racizëm.

Për momentin gjyqtari është pezulluar, derisa çështja të analizohet me imtësi, sepse disa kolegë i kanë dalë në mbrojtje Maloney-t, duke thënë se ai kishte ndjekur rregullat e vendosura pak vite më parë.

Ndërkaq, një zyrtar i Federatës së Wrestling në New Jersey, Howie O’Neill, deklaron se djaloshit iu komunikua se duhej të gjente një mënyrë për të mbuluar flokët e tij, por nuk e detyruan të priste flokët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *