Shpëtim Moçka këtë verë ka pasur disa oferta. Nga Tirana ishte larguar prej kohësh, por duhej zgjedhur kontrata. Duket se tashmë edhe kjo çështje ka marrë drejtim, pasi sot portieri vlonjat është prezantuar në skuadrën e tij të re.
Moçka rikthehet në Kategorinë e Parë. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Mamurrasit në këtë nivel të futbollit shqiptar dhe tanimë ka nënshkruar me Bylisin, klub që kryeson grupin B të së Parës. Drejtuesit pritet t’i besojnë katërkëndorin Moçkës dhe objektivi i vetëm është rikthimi në elitë.
Një lëvizje e mirë e ballshiotëve, që rivalin kryesor kanë Besën e drejtuar nga Gugash Magani. Moçka në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Flamurtarit, Kastriotit, Laçi dhe Teutës. Gjatë kësaj vere Kastrioti dhe Luftëtari janë munduar ta bindin, por vlonjate zgjodhi Bylisin si stacionin e radhës në karrierë.