Prezantohet Juliano: Duhet ta kthejmë Partizanin në majë, do të shihni një skuadër ndryshe

0

Partizani ka prezantuar sot trajnerin e ri Mark Juliano, i cili është shfaqur në krah të presidentit Gaz Demi dhe drejtorit Luçiano Moxhi. Në konferencë Juliano ka prekur tema të ndryshme, nga karriera e tij, te synimet dhe merkatoja.

“Jam Mark Juliano, nuk ka pse të krahasohem me trajnerët e tjerë italianë te Partizani. Njerëzit janë të veçantë, na bashkon vetëm kombësia. Më ka kontaktuar Moxhi, me të cilin njihem prej shumë vitesh, jam i lumtur që vij te Partizani.

” Marr drejtimin e një klubi të madh, që duhet ta kthejmë në majë, të bëhet sërish më i rëndësishmi në vend. Presidenti është i lodhur nga mungesa e trofeve, ndaj më ka kërkuar fitore dhe trofe.

“Karriera? Jam i ri si trajner, e vërtetë, por kam punuar me të gjitha moshat, kam drejtuar me sukses Latinën, për një fazë e ngjita nga fundi i tabelës në mesin e saj, afër zonës play-off.

“Kam parë shumë ndeshje nga sezoni i fundit. Futbolli shqiptar nuk është fizik, si mendohet, sepse ka shumë lojtarë cilësorë. Synimi im është të punoj taktikisht, ashtu si Panuçi dhe trajnerët e tjerë italianë.

“Ajo që kam vënë re, është se shpesh skuadra nuk ecën në një drejtim, ka konfuzion në fushë dhe mungesë harmonie në lëvizje. Kjo është ajo që duhet të rregulloj, jam i bindur që do t’ia dalim, nuk ka rëndësi nëse lojtarët janë të huaj apo shqiptarë. Skuadra është thuajse e plotë, na duhet sulmues, por deri më 10 gusht do jemi kompletuar. Shkojmë në Itali për fazë përgatitore, stafi shqiptar do ketë shumë rëndësi”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.