Pret ende shansin e Gjermanisë dhe refuzoi Shqipërinë me Kosovën, Mërgim Berisha gjendet në xhepin e…Behiratches

0

Mërgim Berisha ishte një prej atyre lojtarëve që refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën duke fantazuar shumë larg. Sulmuesi që aktualisht është 24-vjeç, shpreson ende se do të bëhet pjesë e rëndësishme e Gjermanisë.

Pasi ishte pjesë e Salzburg, më pas Berisha do të kalonte te Fenerbace. Lojtari në fjalë luajti nga minuta e parë në miqësoren e djeshme ndaj Tiranës. Goli i parë do të vinte prej tij pas krosimit që erdhi nga goditja e dënimit.

Gjithë pjesa tjetër, ishte për t’u harruar. Më saktësisht ishte Behiratche që u kujdes për sulmuesin me origjinë shqiptare duke “i marrë oksigjenin” për ta mposhtur në çdo duel fizik të mundshëm. Pavarësisht sasisë së golave të pësuar në total, ndeshja e djeshme ndaj Fenerbaces ka qenë i nivelit të lartë për këtë qendër mbrojtës. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.