“Do të shkaktojnë stuhi në Shkodër”! Media rumune flet për tifozët Craiovas: Që nga 2019 nuk kanë shkuar kaq tifozë sa do të jenë kundër Vllaznisë

0

Po afron gjithmonë e më tepër ndeshja për Vllazninë në turin e dytë të Conference League. Shkodranët do të presin fillimisht Craiovan në Loro Borici, për të udhëtuar më pas në transfertë. Mbështetja e madhe për ekipin e Josës shihet si ar.ma e vetme e fortë për të mposhtur kundërshtarët në këtë duel. Nga krahu tjetër, në Rumani paralajmërojnë mbështetje të madh nga tifozët e Craiovas.

“Fanatik” shkruan se mbështetësit e klubit rumun do të shkaktojnë stuhi në Shkodër. Rreth 500 tifozë kundërshtarë pritet që të udhëtojnë në qytetin shqiptar. Nëse për ne kjo shifër mund të duket modeste dhe nuk lidhet shumë me përshkrimin, “Fanatik” shpjegon se kaq shumë tifozë sa priten në Shkodër nuk kishin ndodhur që të lëviznin në transfertë për Craiovan që nga viti 2019, atëherë kur u përballën me Honved. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.