Juventus kërkon të mbush arkat e klubit me paratë e tifozëve, sportdashësit tërbohen për çmimet e kripura të biletave

0

Stadiumet e Italisë do të jenë me kapacitet të plotë sezonin e ardhshëm pas 2 sezoneve bosh dhe me numër të reduktuar. Klubet Serisë A kanë nxituar të publikojnë çmimet e abonimeve vjetore për të mbushur disi arkat e tyre. Çmimet e kripura të vendosura nga disa klube kanë nxitur tërbimin e tifozëve të cilët duhet të paguajnë shuma të mëdha.

Juventus ka çmimet më të larta në krahasim me klubet e tjera. Për të ndjekur bardhezinjtë pas portës duhet të paguash 650 euro, një shifër shumë e lartë në krahasim me Milan dhe Inter ku duhen respektivisht 199 dhe 269 euro. I vetmi çmim që Juventus ka më lirë se Milan janë në tribunën qëndrore në pjesën perëndimore ku duhen 2700 euro në krahasim me 3000 euro që duhet të paguash në San Siro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.