Presidenti i UEFA-s mban në dorë trofeun që do të ngrihet në Shqipëri, peshon 11 kg dhe përfaqëson natyrën frymëzuese

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të kemi edhe një risi në futbollin europian. Pas “Champions League” dhe “Europa League” ka ardhur në jetë edhe “Conference League”, i cili është kompeticioni i tretë nga rëndësia.

Për herë të parë kjo finale do të organizohet në Shqipëri, duke i rritur së tepërmi edhe imazhin vendit tonë që do të shkruhet në histori. Së fundmi UEFA ka prezantuar edhe trofeun e “Conference League” që mbahet në dorën e presidentit Ceferin.

Ky trofe është 57.5 centimetra i gjatë, peshon 11 kg dhe përbëhet nga 32 kolona, nga një për secilën skuadër në fazën e grupeve. Këto ndeshje do të zhvillohen në ditën e enjte ashtu si edhe “Europa League”, ndërsa identiteti vizual i konkursit të ri përfaqëson natyrën optimiste dhe frymëzuese. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online