Viti 2021 ishte fundi i “perandorive të futbollit”, sa shumë ndryshime për titullin në Europë

2021 do të mbahet mend gjatë si viti i fundit të “perandorive të futbollit”. Në Itali, Juventusi pas 9 viteve bie nga froni, për t’i lënë vendin Interit të Contes. Bardhezinjtë shiheshin si favorit absolut, ndërsa siguruan Champions League vetëm në javën e fundit. Inter pas 11 vitesh fiton Skudeton dhe shkon në kuotën e 19 të tillave, duke parakaluar Milanin.

Në Francë, Lille mposht miliardat e sheikëve te PSG duke rrëmbyer fronin pas 11 vitesh. Gara ishte e hapur deri në javën e fundit, me PSG që fitoi dhe ditën e sotme, por pa sukses.  Në Skoci, Rangers i jep fund dinastisë “Celtic”, e cila kishte “zaptuar” ligën skoceze për vite me radhë. Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard u shpall kampione pas 10 vitesh, me 102 pikë, një shifër rekord.

Sportingu ishte surpriza më e bukur e këtij sezoni, teksa arrijnë të fitojnë kampionatin portugez pas 19 vitesh, përafërsisht dy dekada. Ndërkohë që nuk mund të harrojmë Atletico Madridin, i cili pas 7 vjetësh thyen hegjemoninë e Barcelonës dhe Realit të Madridit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online