Edin Xheko shënoi një supergol përballë Torinos duke i dhuruar tri pikët e para ekipit të Romës, por lojtari i momentit është Xhastin Klaivert. Të gjithë janë të dashuruar mbas 19 vjeçarit, sidomos presidenti Xhejms Palota.
Siç citon “Gazzetta dello Sport”, kreu i klubit roman i ka bërë një premtim të veçantë holandezit: “Nëse shënon 10 gola, do të dhuroj një makinë”. Palota kishte menduar një Mercedez të bukur për Klaivert, por duke parë shpërthimin e talentit, i cili bëri një ndeshje shumë të mirë me Torinon, madje asistoi në golin e Xhekos, tashmë nuk flitet më për Mercedez, por për një “Lamborghini”.
Diçka e vështirë për një debutues të arrijë në shifrën e 10 golave që në sezonin e parë, por Palota kërkon të jetë gati. Klaivert e ka nisur në mënyrën më të mirë dhe nëse arrin shifrën e 10 golave, atij do t’i dorëzohen çelësat e makinës.