Interi është ende shumë larg premtimeve të pronarëve kinezë, por ka mjaftuar fitorja ndaj Empolit dhe mbyllja e kampionatit në vendin e katërt, për të ndezur entuziazmin e presidentit Steven Zhang.
Pas fitores arritur me shumë vuajtje në ndeshjen e fundit të kampionatit, Zhang ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruan shkurt: “Milano jemi ne!”.
Një mesazh i fortë, që synon të vërë në lojë Milanin, i renditur i pesti, por zor se tifozët e Interit ndihen vërtet aq të lumtur sa tenton të shfaqet presidenti i vet, sepse Interi mbetet vite dritë larg Juventusit dhe pjesëmarrja në Champions është pa vlerë, nëse kujtohet sezoni aktual dhe eliminimi që në grup.