Presidenti Duka dhe delegacioni i FSHF-së morën pjesë në Kongresin e 72-të të FIFA-s

0

Kongresi i 72-të i FIFA -s ka zhvilluar punimet sot në Doha të Katarit dhe në të morën pjesë drejtuesit e federatave nga e gjithë botë.

Në këtë kongres, që u zhvillua pikërisht në vendin që do të presë finalet e Botërorit 2022, kanë marrë pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuriu dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Kjo ishte hera e parë që ky takim zhvillohej me prezencë fizike të pjesëmarrësve që nga viti 2019 për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia Covid-19.

Kongresi u drejtua nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili mbajti edhe një fjalë hapëse e më pas u kalua në rendin e ditës së mbledhjes.

Anëtarët e FIFA-s diskutuan raportin financiar të vitit të kaluar, buxhetin për vitin e ardhshëm apo edhe ratifikimin e vendimeve të marra nga Këshilli i FIFA-s.

Gjithashtu, FIFA ka vendosur të pezullojë Pakistanin, Zimbabven dhe Kenian për shkak të ndërhyrjeve të politikës në zhvillimet e federatave të këtyre vendeve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.