Përfituan nga l.ufta në Ukrainë për të shkuar në Botëror, prezantuesi rus shpërthen keq ndaj polakëve: Ju jeni krijesat më të neveritshme

Pushtimi rus i Ukrainës ka godit.ur Evropën dhe botën, ndërsa rusët kanë marrë sanksione dhe masa të ndryshme me shpresën për të tërhequr trupat e tyre ushtarake nga vendi fqinj. Edhe pse sanksionet vazhdojnë prej javësh, rusët nuk heqin dorë nga synimet e tyre dhe lu.fta vazhdon ende.

Masat janë ndjerë edhe nga sportistët rusë. Kombëtarja ruse është pezulluar nga të gjitha garat, ashtu si të gjitha ekipet ruse, jo vetëm futbolli, por edhe basketbolli, hendboll, volejboll, si dhe nga sportistët individualë si tenistë apo atletë.

Robert Leëandoëski, një sulmues i Bayernit dhe kombëtares polake, është në mesin e shumë atyre që kanë dënuar sul.min rus, ndërsa Polonia përfitoi më tepër nga përjashtimi i Rusisë duke kaluar menjëherë në fazën finale të Play Off. Një prezantuesi rus, Animisiov, padyshim që nuk i pëlqeu e gjitha kjo, kështu që humbi durimin dhe shprehu publikisht indinjatën e tij në televizion.

“Këtë e them në emrin tim, programi nuk ka lidhje me të. Unë dua që kombëtarja polake të jetë dështimi më i madh i Kupës së Botës, duke përfshirë Leëandoëski. Ju jeni krijesa të neveritshme”, tha Anton Animisov, i cili u transmetua në një televizion rus. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online