President i klubit spanjoll hap dyert e stadiumit: Jemi zonë e sigurt, bëhemi të parët që luajmë me tifozë

Qershori do të rikthejë futbollin në të shumtën e kampionateve europiane, megjithëse një gjë është e qartë: Nuk ka tifozë në stadium. Por befasia vjen nga Spanja, aty ku UD Las Palmas synon të hapë dyert që në ndeshjen e parë kundër Gironas. Klubi i La Liga 2 mund të bëhet i pari në Europë që do të sjellë tifozët sërish në tribuna dhe këtë e konfirmon vetë presidenti i skuadrës. Miguel Ramirez bën me dije në radion zyrtare të klubit se Ishujt Kanarie janë një zonë e sigurt dhe se tifozët mund të gëzojnë së bashku me skudrën në stadium.

“Tifozët e UD Las Palmas do të jenë në gjendje të vijnë në stadium për të gëzuar me skuadrën e tyre që nga 13 qershori kundër Gironas. Ishujt Kanarie është një zonë e sigurt. Mund të bëhemi i vetmi stadium i ligave të mëdha që do të luajë sërish me tifozët në tribuna. Do të jemi në përputhje me çdo gjë që autoritetet dhe protokollet e kërkuara nga La Liga”, ka deklaruar presidenti i Las Palmas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online