Olimpiakosi mund të jetë ekipi që do i kthejë karrierën, Enea Mihaj bëhet gati për betejën e madhe

Nga Klaudio Ndreca

Shumë pritje dhe durim nga ana e mbrojtësit të Shqipërisë, Enea Mihaj, për të marrë hapësirën e tij te kampionët e Greqisë. Pasi shkëlqeu me ekipin e Panetolikosit, mbrojtësi kuqezi nuk e mendoi dy herë transferimin kur mbërriti oferta e PAOK.

Por ashtu siç edhe pritej, dera nuk do të ishte e gjitha e hapur. Mihaj priti pafundësisht shumë muaj, duke mos e ngritur zëri asnjëherë në stol kur grumbullohej në rastin më të mirë, për të pritur momentin e tij.

Pikërisht ajo ndeshje e fundit që ka luajtur PAOK, në derbin ndaj Olimpiakosit dhe për Kupën. Atje do të fitohej në shifrat 3-2 dhe Enea Mihaj do të jepte një dorë të madhe. Jo vetëm duke qenë i pakalueshëm, por njëkohësisht edhe duke fituar një penallti për të mbërritur në golin e tretë të PAOK, atje ku Pelkas nuk do të gabonte nga pika e bardhë.

Futbolli në Greqi do të rifillojë këtë fundjavë dhe të dielën do të kemi sërish të njëjtin derbi, PAOK-Olimpiakos. Këtë herë me ndryshimin që flitet për kampionat, ndërsa Olimpiakosi gjendet në kryesim dhe 14 pikë larg nga vendi i dytë që mbahet nga PAOK.

Këtë herë do të ketë sërish vend për Enea Mihajn. Sipas asaj që raportohet nga mediat greke, për shkak të zgjedhjeve të cunguara, trajneri Abel Ferrera do t’i besojë sërish mbrojtësit së Shqipërisë në qendër të mbrojtjes. Nëse do të përsëritet një tjetër paraqitje e nivelit të lartë nga ana e Mihajt, atëherë do të kemi të bëjmë me një pikë kthese në karrierë, për t’u ngritur në lartësinë e dikurshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online