“Pres që Zoti Mbappe të flasë”! Trajneri i PSG flet për largimin e mundshëm të francezit: Më duket vetja si në një sallë gjyqi dhe unë jam dëshmitari

PSG u kualifikua mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa një prej lojtarëve protagonist ishte Kilian Mbape me 2 gola të shënuara. Pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë kundër Barcelonës, PSG fitoi 4-1 në transfertë.

Një deklaratë pas ndeshjes ka dhënë edhe trajneri i parisienëve, Luis Enrique, që ka folur edhe për situatën e Mbappe. “Qëndrimi i Mbappe në klub? Të gjithë presim që zoti Kylian Mbappe të flasë. Më pas të gjitha palët do të japin mendimet e tyre. Unë duhet të qëndroj i qetë derisa të gjithë thonë të vetat. Është sikur jemi në një sallë gjyqi dhe unë jam thjesht një nga dëshmitarët që pret të dëgjohet”, tha Enrique. /Sport Ekspres/