Është ylli i ekipit të mrekullisë! Leverkusen e tepron me çmimin e lënë për Florian Wirtz, Barcelona ose Reali e kanë të pamundur transferimin

Florian Wirtz ka shpërthyer në këtë sezon me Leverkusenin. Futbollisti 20-vjeçar ka shënuar 10 gola, por vlera e tij është rritur edhe më shumë për shkak të suksesit që ka arritur ekipi i Xabi Alonso. Pasi fituan Bundesligën, tani kërkohet edhe triumfi në Europa League.

Të shumta janë klubet europiane që kanë kërkuar kartonin e Wirtz, por Leverkusen ka kërkuar një çmim stratosferik për largimin e tij. Jo pak, por 128 milionë euro kërkon ekipi gjerman për të lënë të lirë futbollistin e tyre. Sigurisht, përtej vlerësimeve për një lojtar të kalibrit të Wirtz, një sezon shpërthimi nuk mund të arrijë kurrsesi në një shifër të tillë kartoni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/