A mund ta fitojnë Champions League? Oliver Kahn: Vetëm një skuadër në Europë ka aktualisht lojtarë më të fortë sesa Bayern Munchen

Ish-portieri legjendar i Bayernit, Oliver Kahn, ka dhënë një intervistë në të cilën ka thënë se ka vetëm një ekip në botë me lojtarë më cilësor se Bayern Munchen. “Thomas Tuchel, i cili udhëhoqi PSG-në me yjet e tij të fortë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe që fitoi të njëjtën gjë me Chelsean, ka ende shumë probleme në Mynih.

Bayer Leverkusen luajti një sezon të jashtëzakonshëm dhe kjo ishte mënyra e vetme për të ndaluar dominimin e Bayernit. Por për mendimin tim, përveç Manchester Cityt, asnjë skuadër aktualisht nuk ka një listë më të mirë lojtarësh se Bayern Munchen”, tha Kahn. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/