Dorados barazon në aktin e parë, Maradona 90 minuta larg ëndrrës

Diego Armando Maradona po bën një sezon fantastik me ekipin e tij Dorados de Sinaloa, ku pasi e udhëhoqi deri në finalen e “Aperturas” (ekuivalente me fazën e parë të kampionateve europianë), të cilën e humbi ndaj San Luis, ka arritur përsëri në finale, tashmë të “Clausuras”.

Në finale fati i ka rezervuar përsëri San Luis dhe në aktin e parë, atë të luajtur në shtëpi, Dorados ka ngecur në barazim 1-1. Avantazhin e pjesës së parë, ekipi i Maradonës nuk ka arritur ta ruajë deri në fund, me miqtë që kanë barazuar në minutën e 72-të.

Tashmë në takimin e kthimit, Dorados do të tentojë fitoren, pasi goli në fushën kundërshtare nuk vlen. Një fitore e mundshme e ekipit nga Sinaloa, do ta bënte të ëndërronte Maradonën për herë të parë ngjitjen në elitën e futbollit meksikan.

Në rast fitoreje te Dorados, atëherë do të luhet finalja e madhe, ku fituesja e “Aperturas” ndeshet me fituesin e “Clausuras” për të vendosur se kush do të ngjitet në elitën e futbollit meksikan. Në rast fitoreje të San Luis, atëherë finalja nuk do të luhet, pasi San Luis do të ngjitet automatikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online